Uji “Crystal” është produkt 100% natyral dhe pa shtesa. Bazuar në resurset dhe kualitetin ujor të zonës, ne si kompani “Water Group Kosova” kemi investuar në ndërtimin e fabrikës me sipërfaqe 3000 metra katrorë dhe teknologji të fjalës së fundit, në fshatin Gmicë të Kamenicës.

Aty bëhet nxjerrja nga burimet dhe pa asnjë produkt shtesë uji përgatitet dhe paketohet për treg. Duke qenë se kemi resurset me kapacitet dhe kualitet optimal, synojmë që ujin tonë ta dërgojmë në dorën e secilit prej jush. Sipas analizave uji Crystal është ujë i kualitetit A+ dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme përveç tregut të brendshëm të plasohet edhe në tregun e jashtëm.

ABOUT US IMAGE